Në Kolumbi konfiskohen 10 ton kokainë

TË FUNDIT

Autoritetet e Kolumbisë dje konfiskuan 10 ton kokainë nga dy laboratori të fshehta në jugperëndim të vendit, të cilat sipas armatës u përkasin guerilëve të ELN-së.

“Ky është konfiskimi më i madh i kokainës këtë vit, deklaroi për mediat ministri i Mbrojtjes, Diego Molano.

Droga është gjetur në dy laboratori të Armatës Çlirimtare Kombëtare (ELN) në një fshat në departamentin Narino, që kufizohet me Ekuadorin, ndërsa është konfiskuar në një aksion të përbashkët të armatës, policisë dhe aviacionit.

“Dhjetë ton vlejnë më shumë se 300 milion dollarë që mund t’i fitojë ELM, grupi që i kontrollon ato dy laboratori”, tha Molano.

Prokuroria citon se droga është deponuar  dhe e përgatitur për t’u dërguar në Amerikën Qendrore, njëra nga rutat më së shpeshti të shfrytëzuara për tregti ilegale me drogë drejt SHBA-së, konsumator kryesor botëror i kokainës kolumbiane.

Edhe krahas luftës gjysmëshekullore kundër kontrabandimit me drogë dhe mbështetjes së hapur nga SHBA-ja në këtë luftë, Kolumbia edhe më tutje është prodhuesi kryesore botëror i kokainës.

Foto: arkiv