Në klasë jo më shumë se 20 nxënës, me distancë 1.5 m, mësuesi do të qëndrojë tërë kohën me nxënësit

TË FUNDIT

Minsitri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpjegoi se si do të duket një orë mësimore me masa anti-covid, gjegjësisht me protokollet e miratuara nga Qeveria.

Në klasë ku mësimi zhvillohet me prezencë fizike të nxënësve, nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës dhe të njëjtit duhet të ulen në distancë 1.5 m. Përveç kësaj fëmijët orën do ta mbajnë me maska dhe mësuesi duhet tërë kohës të jetë me ta, pa pushim. Klasë të ndryshme mësimin do ta nisin me diferencë prej 10 minutash që të mos krijohen grumbuj nxënësish nëpër korridore, tha Filipçe.