Në Kinë konfirmohet rasti i parë i llojit të ri të koronavirusit

TË FUNDIT

Kina sot e konfirmoi rastin e parë të llojit të ri të koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe.

Qendra për Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse të Kinës bëri të ditur se lloji i ri është zbuluar te një grua 23 vjeçare më 14 dhjetor ka fluturuar nga Britania e Madhe në Shangaj.

Autoritetet kineze paralajmërojnë se kjo paraqet “rrezik të madh potencial” të përpjekjeve për parandalim të përhapjes së virusit.

Supozohet se lloji i ri i koronavirusit shumë shpejt transmetohet dhe është i pranishëm në më shumë se 50 vende në botë. Për shkak llojit të ri Kina ka vendosur kufizime për udhëtime nga Britania e Madhe.