Në Kinë gati dy muaj nuk ka transmetim lokal të Covid-19

TË FUNDIT

Prej 16 dhjetorit në Kinë nuk është shënuar asnjë rast i transmetimit lokal të Covid-19, njoftoi Komisioni Nacional për Shëndetësi.

Komisioni njoftoi se janë regjistruar 14 persona të infektuar gjatë 12 ditëve të kaluara, por se të gjithë janë importuar nga jashtë. Prej të cilëve shtatë janë në Shangai, ndërsa të tjerët në provincën juglindore Guangdong.

Për herë të parë për gati dy muaj në Kinë nuk ka transmetim lokal të virusit, që sugjeron se masat e vendosura për ndërprerjen e Kovid-19 në provincën Hebei dhe në provincat juglindore Heillongçiang dhe Jilin po japin rezultate./MIA