Në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, pritet zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë dhe kompletimi i ndryshimeve brenda partiake. Siç njoftojnë nga LSDM-ja Këshilli qendror seancën do ta mbajë në Ohër, ndërsa seanca e nëntë pritet të fillojë në ora 16:00.
Në seancën e sotshme të cilën do ta mbajë LSDM-ja në rend dite janë ndryshimet thelbësore në parti, sistemi i ri i veprimit dhe punës së partisë dhe përparimi i shtetit. Kryeministri Zaev fshesën e paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, e filloi nga partia që ai drejton. Disa javë më parë me vendim të prerë të partisë të gjithë 78 kryetarët e degëve komunale u shkarkuan nga pozita.
Madje fshesa e paralajmëruar përfshiu edhe Bordin ekzekutiv, me të cilën të gjashtë nënkryetarët e partisë u shkarkuan por me të drejtë rikandidimi për të njëjtin post, u shkarkua edhe Sekretari i përgjithshëm, Sekretari organizativ, Sekretari ndërkombëtar si dhe koordinatorja e Forumit të grave.
Vendimet të cilat u miratuan me konsensus janë shkarkuar, Sekretari i përgjithshëm Aleksandar Kiracovski,, Sekretari organizativ Mile Zeçeviq, Sekretari ndërkombëtar Dane Talevski, Koordinatorja e Forumit të grave Cvetanka Laskova, si dhe nënkryetarët, Oliver Spasovski, Bllagoja Boçvarski, Muhamed Zeqiri, Damian Mançevski, Frosina Remenski Tashevska dhe Petre Shilegov.
