Në kërkim të 350 mijë eurove për personat e pagjetur

TË FUNDIT

Me rastin e Ditës së personave të pagjetur në Kosovë, shefi i Zyrë s së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar theksoi se BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje politike dhe financiare për këtë proces.

“Më konkretisht, Zyra e BE-së në Kosovë po e shqyrton mundësinë e zotimit deri në fund të kësaj vere deri në 350.000 EUR për të mundësuar testet e ADN-së për rastet e gjetura gjatë vitit 2014 dhe të eshtrave të reja që pritet të gjenden”, thuhej në deklaratën e shefi i Zyrë s së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së.

Zbogar po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd për ta rritur angazhimin politik të qeverive të tyre dhe mbështetjen për informacionet e reja lidhur me fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur. / 21 MEDIA