600 vende të punës do të hapë kompania “Avesta Battery and Energy Engineering” (ABEE) e cila vendosi të investojë rreth 40 milionë euro në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshjen sot është nënshkruar në Brukselnga drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Jovan Despotovski në prani të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kompania do të prodhojë bateri elektrike për automobilë dhe do të ndërtojë fabrikë në Zonën Teknologjike Zhvillomore në Kërçovë.
Ministri Bekteshi tha se paga neto në këtë kompani do të jetë 900 euro.
“URIME! Kërçova me investim të ri! ABEE-prodhues i baterive elektrike. Investim 40 milion EURO. 600 vende të reja pune, me paga mbi 900 EURO neto!”, ka shkruar Bekteshi.
