Në Keni gjatë shpërthimit të një cisterne, jetën e kanë humbur 13 persona

TË FUNDIT

Një cisternë me derivate mbrëmë është përplasur me një kamion, që ka transportuar qumësht, është rrokullisur dhe ka shpërthyer.

Banorët lokalë kanë tentuar të vjedhin derivate nga cisterna e rrokullisur, ajo shpërtheu dhe me këtë rast jetën e kanë humbur 13 persona.

Edhe pse policia në incidente të ngjashme i paralajmëron njerëzit në rrezik, kenianët e varfër edhe më tej tentojnë të vjedhin derivate nga cisternat.