Në Shtëpinë e të Moshuarve në pjesën veriore të Athinës, dje u konfirmuan 19 raste me Covid-19, pas çfarë Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtje Civile të Greqisë mori vendim për vendosjen e karantinës dhjetëditore, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.
Nga të infektuarit, 18 janë persona të përkujdesur, ndërsa një është i punësuar.
Karantina u vendos mbrëmë, ndërsa deri më 12 shtator ndalohet hyrja dhe dalja nga Qendra për Kujdes të Personave të Moshuar, derisa ndërkaq policia është e detyruar për respektim të masave.
Në njërën nga Shtëpitë në Selanik, kanë vdekur mbi 20 persona, të cilët ishin shtriri në spital, pasi u konfirmua se janë pozitivë me Covid-19./MIA
