Në Kaliforni është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

TË FUNDIT

Guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone për shkak të zjarreve pyjore.

Bëhet fjalë për rajonet Fresno, Madeira, Meripos, San Bernardino dhe San Diego, bëri të ditur kabineti i guvernatorit.

Për momentin, nga zjarri janë kapluar më shumë se 18.000 hektarë pyje, që shkaktoi evakuimin dhe mbylljen e rrugëve në rajonin Fresno.

Deri më tani humbën jetën tetë persona dhe janë shkatërruar rreth 3,3 mijë objekte, ndërsa mbrëmë më shumë se 200 persona ishin evakuuar me helikopterë. fc/