Gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur nën automobil sot në mëngjes në Kabul humbën jetën tre persona.
Një nga të vdekurit është ish-prezantuesi televiziv Jami Siavaj, dhe identiteti i dy shoqëruesve të tij ende nuk dihet.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Dhuna në Afganistan muajt e fundit është rritur. Javën e kaluar, në një sulm ndaj Universitetit të Kabulit u vranë 22 persona dhe më 24 tetor, në një sulm ndaj një institucioni tjetër arsimor në kryeqytetin Afganistan u vranë 24 persona. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për të dy sulmet.
Sulmet u intensifikuan derisa në Katar zhvilloheshin marrëveshje për paqe mes Qeverisë afgane dhe talebanëve për përfundimin e luftës disa shekullore në Afganistan.
