Në javën e fundit në Kroaci kanë vdekur 725 persona nga Covid-19

TË FUNDIT

Sipas raportit të fundit të rregullt javor të Institutit kroat për shëndet publik, 725 pacientë kanë vdekur nga Kovid-19 në Kroaci, prej të cilëve 274 kanë qenë në aparate për frymëmarrje.

Shumica e të vdekurve kanë pasur komorbiditete të konsiderueshme ose kanë qenë persona më të moshuar.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar është 57.523, ndërsa pozitivë kanë rezutuar 28 për qind prej tyre.

Në shtatë ditët e fundit janë sëmurë gjithsej 16.116 persona, ndërsa 52,4 për qind prej tyre janë gra.

Numër më i vogël i pacientëve është regjistruar tek fëmijët, 8,5 për qind.