Në Itali, vendi i parë evropian që vendosi masa të përgjithshme të karantinimit në luftën kundër koronavirusit të ri, sot, pas dy muajve izolimi, do të fillojë lehtësimi gradual i masave kufizuese, duke rikthyer rreth 4.4 milionë njerëz përsëri në punë.
Në Itali, numri i personave të infektuar me virusin Kovid-19 po bie, ndërsa dje u regjistrua numri më i vogël i viktimave si pasojë e virusit në muajin e fundit – 174.
Dekreti i ri i Qeverisë italiane do të hyjë në fuqi në dy javët e ardhshme, e cila do të jetë një “periudhë prove” për vendimmarrje të mëtejshme në menaxhimin e krizës me virusin Kovid-19. Nëse vazhdon trendi pozitiv me të dhëna epidemiologjike, do të pasojë një lehtësim i sërishëm i masave.
“Kjo do të jetë një faqe e re që do ta shkruajmë së bashku, me besim dhe përgjegjësi”, tha dhe kryeministri italian Gjyzepe Konte në rrjetet sociale, duke e paralajmëruar zbatimin e masave të reja./MIA
