Në ishullin grek Kreta arritën rreth 60 refugjatë dhe emigrantë

TË FUNDIT

Në ishullin grek Kreta, mbrëmë ishin dërguar rreth 60 refugjatë dhe emigrantë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, pasi anija me të cilën arritën me ndihmë të një rimorkio ishte nxjerrë deri në portin në Paleohora në pjesën jugperëndimore të ishullit, bënë të ditur mediat greke, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të njëjta, anija ishte vërejtur në pjesën detare në afërsi të Kretës, kishte intervenuar shërbimi bregdetar, ndërsa mbrëmë të gjithë refugjatët dhe emigrantët nga porti, me autobusë ishin dërguar në hapësirat e pishinës së mbyllur, ku do të zhvillohet procesi i identifikimit të tyre, në bazë të protokolleve për mbrojtje nga virusi korona. fc/