Në Irak është gjetur varrezë masive me më shumë se 100 trupa

TË FUNDIT

Në veri të Irakut është gjetur një varrezë masive, në të cilën besohet se janë varrosur trupa të më shumë se njëqind personave, të cilët me siguri janë vrarë nga pjesëtarët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (SHI).

Varreza është gjetur të hënën në fshatin Hamejdat, në perëndim të Mosulit, gjashtë vjet pasi SHI-ja e shpalli kalifatin, që shtrihej në lindje të Sirisë deri në veri dhe perëndim të Irakut.

“Mjekët ligjorë filluan hetim, por epidemia e koronavirusit i pengoi gërmimet”, deklaruan personat zyrtarë në Mosul për mediumet amerikane.

Identifikimi i trupave nuk ka filluar, por supozohet se bëhet fjalë për të dënuar shiitë të cilët ishin nxjerrë nga burgu lokal nga ana e pjesëtarëve të SHI-së dhe janë vrarë menjëherë pasi e kanë ndërmarrë Mosulin në qershor të vitit 2014.

Pjesëtarët e SHI-së supozohet se kanë vrarë deri në 600 të burgosur, kryesisht shiitë, shtojnë agjencitë perëndimore./MIA