India është vendi i dytë, pas SHBA-së, ku janë regjistruar më shumë se shtatë milionë raste të Kovid-19. Ministria indiane e Shëndetësisë sot kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74.383 raste të reja të të infektuarve dhe 918 raste të vdekjes.
Rasti i parë me Kovid-19 në Indi është regjistruar më 30 janar, ndërsa më 16 korrik ka pasur një milion njerëz të infektuar. Prej atëherë është shënuar rritje për gjashtë milionë njerëz të infektuar për më pak se tre muaj.
Gjatë tre javëve të kaluara, mesatarisht janë paraqitur nga 70.000 raste të reja në dit, ndërsa në dy javët e para të shtatorit në dit janë regjistruar nga 90.000 pacientë.
Edhe krahas rënies së numrit të të sapoinfektuarve, India edhe më tej ka numër më të madh të rasteve të vdekjes në nivel ditor në botë për më shumë se një muaj.
