Në Indi mbi katër milionë njerëz janë infektuar me koronavirus

TË FUNDIT

Në Indi janë regjistruar 92.071 raste të reja me Kovid-19 me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar u rrit në mbi 4.85 milionë, kumtoi Ministria indiane e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar mbi 1.100 raste të vdekjes, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin 79.722.

India është vendi i dytë sipas numrit të personave të infektuar me koronavirus, por nga mesi i gushtit çdo ditë paraqet më shumë të infektuar se SHBA-ja, e cila është në vendin e parë.

Shkalla e vdekshmërisë nga pasojat e Kovid-19 është e vogël në krahasim me numrin e të infektuarve, por është shënuar numër i vogël i rasteve të vdekjes. fb/

2020-09-14 12:20:27, nga Fortuna Bakija