Në Indi mbi dy milionë të infektuar me Kovid-19, në Meksikë mbi 50.000 raste të vdekjes

TË FUNDIT

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Indi tejkaloi dy milionë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit gjiganti afrikanojugor regjistroi 62.585 të infektuar të ri, me të cilët numri i përgjithshëm nga fillimi i pandemisë arriti 2.027.074.

Gjithsej 886 pacientë kanë vdekur për 24 orë, ndërsa numri i viktimave tani është 41.585.

Meksikoja kumtoi 6.590 të infektuar të ri me koronavirus dhe 819 raste të vdekjes. Me këto numri i të infektuarve në vend është 462.690, ndërsa raste të vdekjes 50.517, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Virusi në Meksikë po përhapet me shpejtësi të madhe. Para dy jave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur 40.000 raste të vdekjes.

Meksikoja është në vendin e tretë në botë sipas numrit të viktimave të virusit. Para tij janë Brazili, i cili është afër 100.000 dhe SHBA ku rastet e vdekjes janë pothuajse 16.0.000.