Në hekurudhën Gjevgjeli-Shkup në Veles, janë gjetur 22 emigrantë

TË FUNDIT

Në Veles mbrëmë  në orën 20:40 pranë hekurudhës Gjevgjeli-Shkup,  nëpunësit policor kanë gjetur 22 persona emigrantë, midis të cilëve edhe dy adoleshentë.

Sipas informatave të SPB-së,  prej emigrantëve 10 janë nga Bangladeshi, shtatë nga Pakistani dhe pesë persona nga Afganistani.

Ato u janë dorëzuar nëpunësve policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug dhe do të dërgohen në Qendrën tranzituese Vinojug-Gjevgjeli./MIA