Në Gjykatën Themelore në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “Titanik”, të PPS

TË FUNDIT

Rasti “Titanik”, i Prokurorisë Publike Speciale i cili ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po nxirren dëshmi materiale të propozuara nga PPS-ja. Rreth 5.900 dëshmi materiale, si kërkesa për dhënie të letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, ekstrakte nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente si dhe dëshmi të tjera për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2013.

Në rastin “Titanik”, të Prokurorisë Publike Speciale, përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari dhe që ka fituar azil politike të akuzuar të tjerë janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilja Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Të akuzuarit për rastin “Titanik”, dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.