Në gjelbërim takohet Osmani me Gallovejin

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani sot në Parkun e Qytetit realizoi takim të gjelbër me ambasadoren britanike në vend Rejçel Galovej.

“Vetëdija për ndryshimet klimatike nis me nisma individuale dhe zgjedhje të përditshme. Prandaj, vendosëm të bëjmë ndryshim dhe të fillojmë një koncept të ri, të dobishëm”, publikoi Osmani në faqen e tij në Fejsbuk.

Ministri shton se me Galovejin kanë biseduar për Samitin e 26-të klimatik në Glasgov, si dhe për zbatimin e Marrëveshjes bilaterale për Tregti, Partneritet dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Osmani dhe Galovej, siç informon ministri, kanë biseduar edhe ngjarjet aktuale në Afganistan, me ç’rast e falënderova për evakuimin e fundit të 30 shtetasve tanë në Kabul, të cilët me ndihmën dhe mbështetjen e MB-së britanike ishin evakuuar drejt bazës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar