Portieri i Juventusit, Bufon paralajmëroi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
“Vendosa të largohem nga Juventusi në fund të sezonit. Kontrata nuk do të vazhdohet. Ose do ta përfundoj karrierën time ose do të gjej ekip tjetër. Mendoj se këtu dhashë gjithçka. Cikli në Juventus përfundoi”, deklaroi 43 vjeçari Bufon për „beIN Sports“.
Portieri luajti për Juventusin prej vitit 2001 deri në vitin 2018. Pas një sezoni të kaluar në PSZH, veterani u kthye në ekipin e Torinos verën e vitit 2019.
