Ish-nënpresidenti dhe kandidat i demokratëve në zgjedhjet presidenciale Xho Bajden i fitoi të gjitha pesë votat për president në Disuil Noç, qytezë e vogël në shtetin Nju Hempshir që shtrihet në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë, e cila mes të parave i publikoi rezultat e para zgjedhore.
Votimi u mbajt disa minuta pas mesnate dhe ky është vendi i parë në të cilin u shpallën rezultatet nga votimi, të numëruara në ditën e zgjedhjeve, transmeton Si-En-En.
Tradicionalisht, të gjithë votuesit u mblodhën në hapësirën për votim në vendpushimin Ballsams që të votojnë në mënyrë të fshehtë pasi vendvotimet u hapën menjëherë pas mesnate.
Votimi në këtë vend është i preferuar për gazetarët dhe vëzhguesit të cilët duan lajme për atë si do të jetë vijimi i votimit.
Megjithatë, votimi në këtë vend nuk është çdoherë i parashikuar, sepse, për shembull, në vitin 2016, të gjitha votat i fitoi kandidatja e atëhershme Hillari Klinton.
Vendvotimet pas mesnate i hapi edhe Milsfild fqinj ku Trampi fitoi më shumë vota se Bajdeni, gjegjësisht fitoi 16, ndërsa Bajden fitoi pesë vota.
