Në ditëlindjen e tij të 60-të, Erolld Belegu ka surprizuar partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti, me një moment të paharrueshëm.
Çifti, i cili është bashkë prej disa vitesh, ka ndarë shumë momente të bukura, duke ndërtuar një lidhje të fortë dhe të mbushur me dashuri. Gjatë një atmosfere të mbushur me emocione dhe buzëqeshje, Erolld u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij.
Përgjigjja nuk vonoi: një “PO” e fuqishme, që shënoi fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre të përbashkët. Krahas postimit, Diola shkroi: “Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim.”
Momenti i ëndrrave u bë viral, duke emocionuar ndjekësit dhe duke treguar dashurinë e sinqertë që çifti ka ndërtuar gjatë dy viteve bashkë. Dyshja kishte bërë publike lidhjen e tyre në mars të vitit 2024 dhe tani shënon një hap të rëndësishëm drejt martesës.
