Ekosistemi i shkëmbinjve koralorë në gumën Ren’ai është dëmtuar rëndë, kryesisht për shkak të anijes luftarake filipinase të ankoruar atje dhe aktiviteteve njerëzore të lidhura me të.

Nga të dhënat e sensorimit satelitor dhe hetimeve në terren, Kina zbuloi se anija luftarake filipinase, e cila qëndron prej 25 vjetësh në mënyrë të paligjshme në gumën Ren’ai, ka dëmtuar seriozisht shumëllojshmërinë, qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e ekosistemit të shkëmbinjve koralorë. Sipërfaqja e shkëmbinjve koralorë atje është dëmtuar ndjeshëm. Dëmtimi është veçanërisht i dukshëm rreth anijes. Pranë anijes u gjet një sasi e madhe shkëmbinjsh koralorë të dëmtuar dhe trupa koralorë të ngordhur. Niveli i metaleve të rënda, vajrave dhe fosfateve aktive në ujërat përkatëse është shumë më i lartë krahasuar me të shkuarën. Rreth gumës gjenden shumë mbeturina të krijuara nga aktivitetet e njeriut.

