Gjatë 24 orëve të fundit në Covid – Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 79 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga korona virusi. Gjithsej 592 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
