Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, në Kovid- qendrat në Shkup janë pranuar 38 pacientë me simptoma të virusit KOVID-19. Deri në mëngjes në orën 08:00, gjithsej 382 pacientë ishin hospitalizuar në këto qendra në Shkup.
“Kapacitetet në përgjithësi janë plotësuar, por vende të lira ka”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në klinikat interne ka pasur 12 pranime dhe atë katër në kovid-qendrat e Klinikës për dermatologji, pesë pranime në qendrën e Klinikës për neurologji dhe tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në 24 orëshin e fundit ka pasur 18 pranime, ndërsa në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë pacientë të rinj.
“Për momentin në Klinikën për dermatologji në kovid-qendrën shërohen 27 pacientë, në Klinikën për neurologji 24 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 53 pacientë me simptoma të koronavirusit. Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 pacientë të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile janë 158 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive për fëmijë Kozle ka 42 pacientë, 14 fëmijë dhe 28 të rritur”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej atje theksojnë se vende të lira për momentin ka mjaft në kovid qendrat e klinikave interne, ndërsa pritet gjatë ditës pas testeve të bëra te pacientët e shëruar të lirohen edhe vendet plotësuese në Klinikën për sëmundje infektive në SPQ “8 Shtatori”.
“Në klinikat interne në kovid-qendrat e Klinikës për neurologji dhe të Klinikës për dermatovenerologji krahas 64 shtretërve ekzistues, do të vihen në funksion edhe shtretër plotësues, ndërsa prej të shtunën pacientët do të pranohen edhe në kovid-qendrat e reja në Klinikën për Gastroenterohepatologji dhe në Klinikën për Nefrologji. Këto klinika disponojnë me vende të oksigjenit për trajtim të pacientëve të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjenike. Në institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC kapacitetet në përgjithësi janë mbushur, por gjatë ditës bëhen testimet e pacientëve të shëruar dhe gradualisht lirohen vendet plotësuese. Kjo klinikë disponon me 56 vende për shërim të kovid pacientëve”, thonë nga Ministria.
Nga Ministria potencojnë se të gjitha repartet e reja të Klinikave interne disponojnë me vende spitalore deri te të cilat kanë oksigjen.
“Në vijim është përgatitja e pajisjes tjetër mjekësore e cila u nevojitet mjekëve, ndërsa prej sot përveç pulmologut dhe anesteziologut, i arritshëm për konsultime në klinikat interne do të jetë edhe një mjek anesteziolog nga KARIL”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë
