Flini në barkëz, në kurriz apo në anë? Kjo ka shumë rëndësi pasi ndikon tek gjumi.
Pozicioni që zgjidhni për të fjetur ndikon drejtpërdrejt tek ajo çka ndodh në trurin tuaj dhe mund të ulë rrezikun për prekjen nga sëmundjet neurologjike si Alzheimeri apo Parkinsoni.
E rëndësishme është mënyra sesi vendosni kokën, kurrizin, krahët dhe këmbët. Specialistet rekomandojnë më shumë fjetjen në anën e djathte. Kjo gjë e bën trurin të qetësohet dhe të eliminojë mbetjet metabolike dhe toksinat e tjera. Ky pozicion favorizon rikthimin e gjakut në mëlçi dhe gjumi bëhet me i qetë. Nga ana tjetër, nëse qëndroni në këtë anë, ushqimet e tretura kalojnë më lehtësisht në stomak dhe nëpër zorrë. Krahu duhet përthyer dhe duhet vendosur mbi jastëk dhe këmbët paksa të mbledhura.
Fjetja në anën e majtë sjell shtypje tek mushkëritë dhe tek zemra. Fjetja përmbys gjithashtu mund të sjelle probleme me barkun, me tretjen, me zemrën dhe me frymëmarrjen prandaj nuk rekomandohet. Qëndrimi në kurriz është i mirë, por vetëm për disa minuta sa për t’u çlodhur.
