Në Çeki janë konfirmuar 12.088 raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit, në Republikën Çeke janë konfirmuar 12.088 raste të reja me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në të njëjtën periudhë nuk kishte vdekje, kështu që numri i të vdekurve nga Kovid-19 ka mbetur në 3.913.

Që nga fillimi i pandemisë, në Republikën Çeke me popullsi prej 10.7 milionë personave, gjithsej me koronavirus janë infektuar 362.985 njerëz.