Në buxhetin për vitin 2022 nuk janë planifikuar mjete për K-15, thotë Besimi

TË FUNDIT

Ministri i Financave Fatmir Besimi  sot deklaroi se në Propozim-buxhetin për vitin 2022 nuk janë planifikuar mjete për K-15 në sektorin publik.

“Për vitin 2022  nuk janë parashikuar mjete plotësuese për pagesë të K-15 në sektorin publik”, theksoi Besimi i pyetur nëse janë parashikuar mjete në Propozim-buxhetin për regres të pushimit vjetor për të punësuarit në sektorin publik.

Të dielën, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë mbajti protestë, duke shprehur pakënaqësi nga mosvotimi i ligjit për shpallje të së dielës ditë jo pune dhe duke kërkuar rritje të pagës minimale në 18.000 denarë dhe  rritje të pagave tjera. Një pjesë e kërkesave të sindikatës ishin edhe kthimi i së drejtës për regres të pushimit vjetor për të gjithë  punëtorët në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe pensionim sipas disa bazave.