Në burgun e Idrizovës nis gjykimi për rastin “Aditivi”

TË FUNDIT

Ka filluar gjykimi për rastin “Aditiv”, që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorimin e prokurimeve publike dhe pastrimin e parave në lidhje me blerjen e aditivëve për qymyr për nevojat e SHA ESM – Degët TEC Manastir dhe TEC Oslomej.

Të akuzuar janë 31 persona fizikë dhe pesë persona juridikë, përfshirë edhe funksionarë të lartë nga sektori energjetik.

I akuzuari i parë, Vasko Kovaçevski, është konstatuar nga gjykatësja si i pakapshëm.

Gjykimi po zhvillohet në sallën digjitale të burgut të Idrizovës.