Kryetari i Bundestagut gjerman, Vollfgang Shojbe, për shkak të situatës së tanishme epidemiologjike të përkeqësuar në vend urdhëroi mbajtjen e obligueshme të maskës për mbrojtje në Parlamentin gjerman.
“Detyrimi hyri në fuqi sot”, njoftoi Bundestagu.
Shojbe vendosi për një hap të tillë sepse, siç tha, duhet seriozisht të kuptohet zhvillimi i gjendjes epidemiologjike në vend.
Detyrimi për mbajtjen e maskave në Bundestag vlen për të gjitha hapësirat, përfshirë edhe sallën plenare, hapësirat për mbledhje dhe për takime protokollare, zyra…
Në Bundestag deri më tani vlente vetëm rekomandimi urgjent për mbajtjen e maskave, por ai nuk respektohej në të gjitha vendet, thuhet në kumtesë.
Në hapësirat për mbledhje, përfshirë edhe sallën plenare, maska mund të hiqet vetëm nëse distanca nga personat tjerë është më së paku 1,5 metra.
Deputetët dhe ministrat të cilët do të flasin në sallën plenare do të munden maskat t’i heqin vetëm derisa flasin nga foltorja ose janë para mikrofonave në sallë.
Shkelja e detyrimit për mbajtjen e maskës mund të dënohet me dënim në të holla deri në 25.000 euro.
