Në Bruksel vazhdon sot dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Në Bruksel sot, me takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, vazhdon dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve nën patronatin e BE-së.

Nikoqir i takimit është shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

- Advertisement -

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi, i cili është planifikuar të fillojë në ora 10:00 do të trajtojë rregullimet e komunitetit joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të japë një deklaratë për shtyp përpara fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së Mirosllav Lajçak në fund të takimit. Të dy deklaratat do të transmetohen në kanalet e Këshillit dhe EbS, rreth orës 10:30 dhe deklarata e diplomatit sllovak pas përfundimit të takimit.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Hoti, njoftoi se do të diskutojë sot me Vuçiqin marrëveshjen përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

- Advertisement -

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik. mb/

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -