Në botë nga 113 milionë njerëz janë infektuar me Kovid-19

TË FUNDIT

Më shumë se 113 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me Kovid-19, sipas të dhënave nga faqja “world meters” (worldometers.info).

Që nga fillimi i pandemisë, si pasojë e Kovid-19 kanë vdekur më shumë se 2.5 milionë njerëz dhe rreth 89 milionë janë shëruar, ndërsa rreth 22 milionë janë raste aktive.

Sipas numrit të vdekjeve, vendin e parë e zë SHBA-ja (me më shumë se 515.000 vdekje), e ndjekur nga India (mbi 156.000) dhe Brazili (me rreth 250.000).