Në botë me COVID-19 janë infektuar mbi 8 milionë njerëz

TË FUNDIT

Në botë 8.007.804 njerëz janë infektuar me virusin Kovid-19, tregojnë të dhënat më të reja në ueb faqen e Worldometers.

Nga virusi 435.855 e kanë humbur jetën, ndërsa 4.134.874 janë shëruar.

Numër më të madh të të infektuarve dhe viktimave ka në SHBA ku 2.162.222 janë infektuar dhe 117.858 persona e kanë humbur jetën.

I dyti është Brazili, ku 867.882 janë infektuar, ndërsa 43.389 e kanë humbur jetën.

Vendi i tretë sipas numrit të të infektuarve është Rusia – 537.210 persona, ndërsa në vendin e dytë sipas vdekshmërisë është Britania e Madhe, ku nga koronavirusi e kanë humbur jetën 41.698 persona./MIA

error: Content is protected !!