Organizata për uljen e varfërisë (Oksfam) kumtoi se 11 njerëz vdesin nga uria çdo minutë në botë dhe se numri i të uriturve është rritur gjashtëfish për një vit.
Në raportin e titulluar “Virusi i urisë po rritet”, Oksfam thekson se numri i vdekjeve nga uria e tejkalon numrin e vdekjeve nga Kovid-19, i cili vret rreth shtatë njerëz në minutë.
“Statistikat janë të frikshme, por duhet ta kemi parasysh se këta njerëz po përballen me vuajtje të paimagjinueshme. Madje edhe një person që vdes nga uria është shumë”, deklaroi kryetari i Oksfam, Abi Maksman.
Oksfam thekson se 155 milionë njerëz në të gjithë botën përballen me pasiguri kur bëhet fjalë për ushqimin dhe se kjo është për rreth 20 milionë më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri për shkak të konflikteve ushtarake.
