Në botë, brenda vitit hidhet një miliardë ton ushqim

TË FUNDIT

Në botë çdo vit hidhet pothuajse një miliardë ton ushqim, apo pothuajse 20 për qind e ushqimit që është I kapshëm për banorët e botës, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara, të publikuar mbrëmë.

“Problemi është tejet I madh nga pikëpamja ekologjike, sociale dhe ekonomike”, deklaroi Riçard Svanel, drejtor për zhvillim I organizatës joqeveritare britanike VRAP *WRAP), bashkëautor I “raportit për indeksin e hedhjes së ushqimit” të publikuar nga Programi për mjedis jetësor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

“Ky raport deri më sot është më gjithpërfshirësi, grumbullim dhe analiza të të dhënave për hudhjen e ushqimit”, theksojnë autorët. Të dhënat për vitin 2019 u grumbulluan në 54 vende të pasura  dhe në zhvillim lidhur me shitjen me pakicë, restorantet dhe amvisëritë.

Ata konkuluduan se Brenda vitit hidhen 931 milionë tone ushqim, që nuk përfshin eshtra, guaca dhe pjesë të tjera që nuk hahen.

Në kundërshtim me besimin popullor, ushqimi hidhet në të gjitha vendet, edhe të pasura edhe të varfra, përderisa sipas KB-së, përafërsisht 700 milionë njerëz në mbarë botën janë të uritur, ndërsa tre miliardë nuk kanë qasje drejt ushqimit, nga popullata botërore prej 7,8 miliardëve.

“Deri më tani besohej se ushqimi hidhet në vendet e pasura. Por, raporti ynë tregon se në secilin vend që e kemi ndjekur, ka problem me hedhjen e ushqimit në amvisëri”, tha bashkëautorja Klementin O’Konir në UNEP.

Nga 121 kilogramë ushqim që çdo vit hidhet për banor të Tokës, 74 kilogramë apo shumë më tepër se gjysma hidhen në amvisëri.

Në përqindje të ushqimit të kapshëm për konsumatorët, 11 për qind hidhet në amvisëri, 5 për qind në restorante dhe 2 për qind në shitjen me pakicë.

Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) përpiloi raport për “humbjet” e ushqimit në nivel të prodhimtarisë bujqësore dhe distribuimit.

Sipas këtyre të dhënave, rreth 14 për qind e ushqimit botëror humbet madje edhe para se të dale në treg, në vlerë prej rreth 400 miliardë dollarë në vit apo përafërsisht BPV-së së Austrisë.