Në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdohet ora policore edhe për 14 ditë

TË FUNDIT

Shtabi i krizës i Ministrisë federale të Shëndetësisë së Bosnje e Hercegovinës sot i vazhdoi masat për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit të ri për edhe 14 ditë, që nënkupton mbajtje të obligueshme të maskës në ambient të hapur dhe të mbyllur, respektim të distancës fizike prej dy metrave dhe ndalesë për lëvizje nga ora 23:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Nga masat përjashtohen personat të cilët kanë probleme me frymëmarrje për shkak të sëmundjeve kronike ose nuk mund ta largojnë maskën pa ndihmën të tjetër kujt, më pas personat me dëgjim të dëmtuar, sportistët në ndeshje, në treningje dhe në aktivitete sportive, personat në biçikletë, dhe në motoçikletë.

Subjekteve juridike janë udhëzuar që ta mundësojnë distancën e përshkruar fizike, ta organizojnë punën në turne ose të mundësojnë punë nga shtëpia.