Në armatën ukrainase shërbejnë rreth 40.000 gra

TË FUNDIT

Rreth 40.000 gra për momentin shërbejnë në forcat e armatosura ukrainase, në kohën kur Ukraina po tenton t’u kundërpërgjigjet sulmeve të vazhdueshme ruse, lajmëroi DPA, duke cituar një përfaqësues të lartë ushtarak.

Ukraina ka 8.000 gra-oficere, ndërsa mbi 5.000 gra janë në linjën e frontit, deklaroi dje gjeneral-koloneli Serhij Naev nga Komanda supreme e forcave të armatosura për televizionin ukrainas. Në dispozicion të tyre janë të gjitha pozitat dhe funksionet, kështu që në radhët e forcave të armatosura ka gra snajperiste dhe komandantë të njësive transportuese, artilerike dhe njësi të cilat shfrytëzojnë fluturake pa pilot.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski para një kohe deklaroi se 22 për qind nga ushtarët në forcat e armatosura ukrainase janë gra.

Në fillim të invazionit rus në shkurt, armata ukrainase numëronte rreth 200.000 njerëz, përkujton DPA.