Në Angli prej sot janë hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit ku është shpallur Ditë e lirisë edhe pse gjatë disa javëve të fundit në Britani të Madhe është regjistruar numër i shtuar i personave të infektuar.
Fushat e sportit dhe sallat e mëdha prej sot janë hapur me kapacitet të plotë si dhe diskotekat, ndërsa nuk ka tashmë asnjë kufizim në objektet hotelerike- pabet.
Mbajtja e maskës nuk është më e domosdoshme, por rekomandohet në transportin publik dhe dyqanet. Puna nga shtëpia nuk është më e domosdoshme.
Në pjesët tjera të Britanisë së Madhe- Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore- janë hequr vetëm disa nga masat kundër koronavirusit.
Por në disa javë të fundit në Britani të Madhe shënohet rritje e numrit të të infektuarve, ndërsa dy ditë radhazi në vend ka mbi 50.000 të sapoinfektuar.
Mes të infektuarve është edhe ministri i Shëndetësisë, Saxhid Xhavid i cili është në vetizolim.
Kryeministri britanik, Boris Xhonson ka ftuar në kujdes, ndërsa edhe vetë është izoluar si masë e kujdesit, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar.
