Në Aeroportin e Shkupit arrestohet 44-vjeçari nga Saraji!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 12:45, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është arrestuar D.A.(44) nga fshati Semenisht i Sarajit.

“Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për mbajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh, për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 123 të Kodit Penal. Personi do të dorëzohet në burg”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.

Mësohet se i arrestuar ka rënë nën pranga derisa ka qenë në orar të punës, si pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar në Aeroport, për veprën që është kryer para 14 vjetësh.