“Në 2022 mbështetja për kompanitë 30% më e madhe”

TË FUNDIT

Në vitin 2022 mbështetja shtetërore ndaj kompanive do të jetë për 30 për qind më e madhe se sa ka qenë këtë vit, paralajmëroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për media ku foli për aktivitetet e vitit që po lëmë pas. Në 2021-shin janë paguar 48.5 milionë euro ndihmë shtetërore për kompanitë, tha Bytyqi.

 “Vitin e ardhshëm, pikërisht mekanizmat siç janë Fondi i Garancive, Fondi i Gjelbër Investues, mbështetja për kompanitë eksportuese etj, do të duhet të akumulojë portfolio prej rreth 150 milionë euro kreditim të kompanive nën kushte të përshtatshme. Gjithsej do të thosha për vitin 2022, jashtë krizës energjetike në të cilën kemi siguruar mjete, mbështetja e kompanive do të jetë për 30 për qind më e madhe se këtë vit”, pohoi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.