Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar, se ndryshimet ligjore për shtyrjen e regjistrimit do të fillojnë sot.
Pret që pasi të dorëzohen në Kuvend, të marrin mbështetjen e të gjitha partive politike.
“Duhet të ndodhin ndryshime ligjore. Që nga sot do të fillojnë punimet për ndryshime ligjore, tani nuk do të jetë 21 ditë, por do të jetë 25 ditë dhe besoj se të gjithë do ta mbështesin ligjin”, tha Zaevi, transmeton TV21.
