Ndryshimet kushtetuese për mandatin tjetër? Kovaçevski: Duhet t’i lihet hapësirë procesit të tillë

TË FUNDIT

Kryeministri Kovaçevski, thotë se duhet t’i lihet hapësirë këtij procesi dhe se duhet të bëhet përpjekje që ndryshimet kushtetuese dhe i gjithë procesi i integrimit në BE, të rrjedhin më shpejtë. Ai këtë e deklaroi pasi që presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në intervistën e djeshme tha se ndoshta ai proces duhet t’i lihet përmbajtjes së ardhshme parlamentare.

“Duhet t’i lihet hapësirë procesit të tillë për shkak se këto janë vendime që për fat të keq çdoherë do të ketë ndonjë spektër politik që do t’i shfrytëzojë për përfitim personal që të luaj me emocionet e qytetarëve, të luaj në populizëm. Së pari ne do të mundohemi që ky proces të përfundojë sa më shpejt për shkak se nuk duam që vendet tjera nga rajoni të shkojnë para nesh”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Presidenti Pendarovski në intervistë theksoi se ai vlerëson se propozimi francez është i mirë dhe se do të angazhohet që të ndodhin ndryshimet kushtetuese, por nëse deri në fund të vitit nuk votohen, do të duhet që t’i lihen përmbajtjes tjetër parlamentare.

“Unë do të sugjeroja, pra, nën supozim, nuk mund ta bëjmë këtë të parën, sot, nesër, pasnesër, të mos i përmbahemi afateve, 30 nëntor ose 1 dhjetor, deri në fund të vitit, ta mbarojmë këtë punë, të vendosim ad-akta dhe le të merret me këtë çështje fituesi parlamentar dhe koalicioni i nesërm. Sepse bukuria nuk vjen me forcë”, pohoi Stevo Pendarovski, president RMV.

Ambasadori europian Dejvid Gir nuk ka dashur të komentojë një deklaratë të tillë dhe vetëm ka përsëritur se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sa më shpejt që është e mundur sepse duhen për të vazhduar rrugën europiane të vendit.

“Është një çështje që është në dorën e vetë vendit dhe në dorën e Kuvendit dhe të atyre që janë të prekur nga ajo. Sigurisht, është një vendim sovran që duhet marrë, por pasi të merret një vendim i tillë, ne tashmë po kalojmë në hapin tjetër, që do të thotë se vendi vazhdon të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian, që do të thotë se nuk ka vendime të tjera shtesë që duhet miratuar më tej”, tha Dejvid Gir, euroambasador.

Sa i përket çështjes së amendamenteve kushtetuese, opozitarja VMRO-DPMNE ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin se nuk do të pranojë ndryshime në Kushtetutë, nën, siç po thonë, diktatin bullgar.