Ndryshime të hovshme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Partia Demokratiek Shqiptare do të mbështesë Bashkimin Demokratik për Integrim, kurse Lëvizja BESA në pushtet do të mbështesë partinë opozitare Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë. Pritet që edhe ASh-ja të bëjë të njëjtën.
Nga ana tjetër, kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi thotë se katër deputetë të partisë së koalicionit të ASh-së, Alterantiva i bashkohen shumicës parlamentare, por këtë e mohojnë nga AAA.
Më shumë detaje ju sjell gazetarja e TV21, Valmira Zendeli:
