NDRYSHIME NË LIGJIN PËR PËRKRAHJEN E KOMPANIVE VENDASE, SHAPURIQ PARALAJMËROI FLEKSIBILITET DHE PËRFITIME

TË FUNDIT

Me ndryshimin e Ligjit për përkrahje të barabartë të investitorëve vendorë dhe të jashtëm, ministri përgjegjës për investime, Zoran Shapuriq, paralajmëroi fleksibilitet më të madh. Sipas tij parakushtet kryesore për mbështetje financiare të kompanive vendore nga ana e Qeverisë janë: që në 3 vitet e fundit të mos kenë rënie, të shënojnë rritje minimale, dhe të mos kenë ulje të numrit të të punësuarve, me përjashtim të sektorit tekstil. Shapuriq tha se do të mbështeten edhe kompanitë e sapoformuara.