Ndryshime në Kodin Zgjedhor, Mariçiq: Jemi të gatshëm për diskutim

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, deklaroi se Qeveria është e gatshme të diskutojë për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Mariçiq vlerëson se ndryshimi duhet të bëhet me konsensus dhe dialog të hapur mes të gjitha partive politike. Deklaroi se ndryshimin i Kodit zgjedhor vitin e kaluar është bërë dy herë, ndërsa kësaj radhë është më mirë që të gjitha ndryshimet të bashkohen dhe të krijohet një Kod i ri zgjedhor.

“Kodi zgjedhor gjithmonë është miratuar me konsensus dhe mendoj se kështu duhet të jetë edhe kësaj radhe, që të mos krijojmë precedent që në të ardhmen mund të keqpërdoren. (13.57- 14.12) Mendoj se është koha të hapet ai dialog sa më shpejt dhe këtë vit mundemi të miratojmë Kod të ri zgjedhor ose ndryshim të kodit aktual por meqë ka pasur shumë ndryshime deri tani ndoshta është më mirë që të gjithë ata ndryshime, të bashkohen me ndryshimet e deritanishme në një Kod të ri zgjedhor”, tha Mariçiq./TV21

MARKETING I PAGUAR POLITIK