Ndodh në Maqedoni! Investitori ndërton pa leje natën, kryetari i komunës nuk e di kush është pronari – paralajmëron padi!

TË FUNDIT

“Do të ngremë padi penale ndaj atyre që punojnë aty, meqë pronari nuk paraqitet”.

Kështu është shprehu kryetari i Çairit, Visar Ganiu në “10 Minuta” në TV21 në lidhje me ndërtimin banesor afër Shtëpisë së Pleqve në Çair, për të cilin tha se është pa leje dhe se nuk dihet kush është duke e ndërtuar.

“Ndërtimi ka nisur në orët e vona të natës dhe ne njoftimin e kemi marrë nga qytetarët. Ne me inspektoratin kemi dalë menjëherë në terren, kur kemi shkuar atje e kemi parë se si disa individë me mekanizëm punojnë. Ata tentonin t’i bindnin inspektorët se kanë leje, por një leje të tillë ua konfirmoj edhe njëherë se nuk kanë, as që kanë dorëzuar projekt dhe as që kanë aplikuar për leje kështu që është një objekt pa leje. Ne e kemi ndaluar”, tha Ganiu.

Megjithatë, sërish kanë filluar ndërtimet dhe për këtë Ganiu thotë se do të ndërmarrin hapa më rigoroz.