Kina aktualisht është ndër vendet me përqindjen më të ulët në botë, të rasteve të vrasjeve, krimeve penale dhe çështjeve me shpërthime e të shtëna.
Sipas Raportit të Sigurisë Globale 2025, të bërë nga agjencia amerikane “Gallup”, Kina renditet në vend shumë më të lartë se vendet e mëdha perëndimore, përsa i përket ndjenjes së sigurisë së publikut dhe “treguesve të ligjit dhe rendit publik”.
Ndërsa sipas të dhënave nga autoritetet kineze, në vitin 2025, ndjenja e sigurisë e publikut kinez arriti në 98.2%, duke u ruajtur në nivelin mbi 98% gjashtë vjet me radhë. Kjo përqindje renditet edhe në vendin e parë në mbarë botën.
Si formohet kjo ndjenjë sigurie? Lu Jiehua, profesor sociologjie në Universitetin e Pekinit tha për CMG se nga aspekti i masave konkrete, teknologjia e digjitalizimit, mobilizimi i tërë publikut dhe sistemi efikas i qeverisjes me pjesëmarrjen e thellë të publikut, gërshëtojnë bashkërisht një “rrjet të fortë sigurie”. Ndërkohë, arsyeja e thellë është se me zbatimin e modernizimit të Kinës, niveli i jetesës së kinezëve është ngritur gjithnjë e më shumë.
Vitet e fundit, Kina ka konsoliduar vijën fundore të sigurisë me legjislacionin e përmirësuar. Ndërkohë, Mekanizmi “Sapo merret ankesa, nis procesi i zgjidhjes” si dhe qeverisja e fuqishme në bazë, kanë zbutur kontradiktat që nga fillimi dhe kanë zhdukur mjedisin për të përkeqësuar pakënaqësi nga publiku
Nga raporti 2025 i agjencisë amerikane “Edelman Trust Barometer” del se niveli i besimit të publikut kinez ndaj qeverisë së tyre vazhdon të radhitet në vendin e parë në botë, po gjithashtu dhe niveli i optimizmit i kinezëve për të ardhmen.
Ndjenja e sigurisë në Kinë ka ardhur edhe nga besimi i kinezëve për të ardhmen, thuhet në komenin e CMG-së. Modernizimi i Kinës është ai me begatinë përbashkët e të gjithë popullit. Në vitin 2025, të ardhurat e disponueshme për frymë në Kinë u rritën prej 5% në krahasim me vitin 2024, paralelisht me rritjen e ekonomisë së vendit.



