Ndikimi i vitaminës E në lëkurë

TË FUNDIT

Përdorimi i produkteve të kujdesit ndaj lëkurës që kanë përmbajtje të vitaminës E, si dhe ampulat sugjerohen të përdoren kryesisht nga personat me lëkurë të thatë.

Nëse lëkura juaj është e yndyrshme dhe tendenca akneike, ky nuk është produkti i duhur për ju, njofton AgroWeb.

Vitamina E gjendet në sebumin e lëkurës dhe nëse ju keni prodhim të lartë të tij nuk ju nevojitet më shumë.

Përfitimet e lëkurës:

  • Vepron si antioksidant
  • Ndalon humbjen e lagështisë dhe ruan hidratimin
  • Mbron nga dëmtimi i qelizave
  • Zbut lëkurën
  • Mbron nga rrezet e dëmshme të diellit

Në cilat ushqime mund ta gjeni vitaminën E?

  • Farat dhe vaji i lule diellit
  • Arrorët
  • Vaji i misrit
  • Brokoli
  • Kivi
  • Mango